Përfaqësuesi i punëtorëve të “Trafikut Urban” Ilmi Gashi ka shpresë që në mbledhjen e jashtëzakonshme të cilën e ka thirrur Komuna e Prishtinës për nesër, do të gjendet një zgjidhje për ta dhe do të marrin pagat e tyre.
Ai nga objekti i Komunës së Prishtinës, aty edhe ku janë mbledhur, kërkojnë pagën e tyre, si të drejtë elementare, ndërsa ka thënë se mbledhja e nesërme është legjitime dhe pas votimit në Kuvend Komunal do të dërgohet vendimi në ministri në mënyrë që të alokohen mjetet.
Nga e hëna kryeqyteti nuk ka qarkullim të autobusëve, e kjo u bë siç kanë thënë për shkak të mungesës së pagës dhe karburanteve.




