Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Uluta ş, mori pjesë në aktivitetin hapës të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore” të Kombeve të Bashkuara në Prishtinë.
Tema e këtij viti, “UNiTE për t’i dhënë fund dhunës digjitale ndaj të gjitha grave dhe vajzave”, thekson rritjen e ngacmimeve në internet, abuzimeve dhe formave të tjera të dhunës digjitale.
Fushata bën thirrje për veprim kolektiv nga institucionet, organizatat dhe individët për të trajtuar këtë sfidë në rritje.
Duke iu bashkuar fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore” të OKB-së, KFOR-i rikonfirmon angazhimin e tij për të mbështetur përpjekjet ndërkombëtare që promovojnë sigurinë, dinjitetin dhe të drejtat e të gjitha grave dhe vajzave në Kosovë.




