Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1799 tiketa trafiku.
Gjatë këtyre 24 orëve, janë raportuar 61 aksidente trafiku, prej të cilave 38 aksidente me dëme materiale dhe 23 aksidente me të lënduar.
Policia e Kosovës gjithashtu ka raportuar edhe për 15 persona të arrestuar, 8 të dërguar në mbajtje dhe asnjë në vuajtje të dënimit.




