Për nder të Festës 28 Nëntorit, Sindikata e Policisë së Kosovës dhe Sindikata e Policisë së Shqipërisë organizuan një aktivitet sportiv të përbashkët, në bashkëpunim të ngushtë me të dy policitë shtetërore.
Në ndeshjen miqësore të futbollit të vogël mes ekipeve të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, sportistët treguan disiplinë, profesionalizëm dhe respekt të ndërsjellë, duke dëshmuar se vlera kryesore e aktivitetit ishte vetë gara dhe festimi i përbashkët i kësaj dite të shenjtë kombëtare.
Në fund të aktivitetit, pjesëmarrësve të të dy ekipeve iu shpërndanë medalje nderi, si mirënjohje për kontributin dhe pjesëmarrjen në këtë ngjarje të dedikuar festës së 28 Nëntorit.




