Këngëtarja ikonë e skenës shqiptare, Adelina Ismaili, ka shënuar një moment kulmor në historinë e saj të karrierës muzikore, duke festuar plot katër dekada të karrierës së saj të jashtëzakonshme artistike.
Pak para nisjes së koncertit të saj recital madhështor, Adelina u nderua me një vlerësim të lartë shtetëror, duke marrë Medaljen Presidenciale të Meritave nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Adelina shprehu krenarinë dhe falënderoi Presidenten e Kosovës “nga thellësia e shpirtit” për këtë vlerësim madhështor që preku zemrat.
Pas këtij nderimi institucional, Ismaili ngjiti skenën për koncertin e saj recital. Ishte një natë plot magji, ku ajo prezantoi një repertor të pasur me ato këngë që e kanë kthyer në një Yll të skenës shqiptare.
Ngjarja madhështore solli së bashku fansat besnikë, ata që kanë dëshmuar fuqinë e zërit dhe shpirtit të saj artistik gjatë gjithë këtyre katër dekadave të një karriere të frytshme dhe historike.
Adelina Ismaili mbetet, pa diskutim, “Mbretëresha” e skenës, me një trashëgimi muzikore që do të jetojë përgjithmonë.





