Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.
E dyshuara kërkohet për përfshirje në veprën “Lëndim i lehtë trupor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].




