Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë një urim të veçantë në “Ditën e Forcës” duke iu adresuar gjithë oficerëve, nënoficerëve, ushtarakëve në pension, zyrtarëve civilë, për çka tha se ushtria e Kosovës e ndërtuar mbi themele gjaku e sakrifice të jashtëzakonshme sot është më e fortë se kurrë dhe respektohet nga të gjithë anë e mbanë botës.
Ai teksa përmend arritjet e FSK-së, tha se ushtria është e gatshme ta mbrojë Kosovën nga çdo kërcënim apo rrezik.
Maqedonci numëron pajisjet ushtarake që zotëron Forca e Kosovës e cila forcë respektohet, llogartitet e ngrihet me dinjitet krah për krah me aletatët e saj dhe thekson se ushtarët janë zemra e kësaj arritjeje.




