Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Shkodër në kuadër të festimeve të 28 Nëntorit, ka marrë pjesë në “Sofrën Shqiptare” të shtruar në sheshin e qytetit, ku ka ndarë mesazhe të bashkëpunimit dhe lidhjes së ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, tha se “Shkodra ka qenë gjithmonë një urë mirësie dhe bashkëpunimi dhe vllazërimi me Kosovën. Prania juaja sot është një simbol i fortë i asaj lidheje që na bashkon në histori, kulturë dhe vlera”, tha ai.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalën e saj theksoi afërsinë e veçantë mes Kosovës dhe Shkodrës.




