Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nga kazerma “Adem Jashari” ka uruar “Ditën e Forcës” duke thënë se është ditë krenarie për të gjithë shqiptarët dhe se ushtria është pasardhëse e denjë dhe krenare e UÇK-së duke theksuar se bashkë do të ecët përpara për ta bërë ushtrinë e Kosovës edhe më të fortë.
Ajo tha se ushtria e Kosovës çdo ditë po forcohet dhe është krah për krah shteteve aleate të saj në mbarë botën.
Më tej ajo tha se do të punohet për ta bërë ushtrinë më të fortë në mënyrë që të mbrohet shteti i cili u bë me shumë sakrificë.




