Sonte në Fadil Vokrri nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur nga tifozët shqiptarë, derbi i shqiptarëve në mes Dritës dhe Shkëndijës në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.
Atmosfera premton të jetë e jashtëzakonshme, me “Intelektualët” e Dritës dhe “Ballistët” e Shkëndijës, që kanë paralajmëruar spektakël me koreografi, këngë dhe ngjyra kuqezi, një ditë para festës kombëtare të 28 Nëntorit.
Momentalisht Drita është e 13-ta në renditjen e Ligës së Konferencës me 5 pikë (1 fitore, 2 barazime), derisa Shkëndija është e 21-ta me 4 pikë (1 fitore, 1 barazim, 1 humbje).




