Bashkimi Europian në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Qeverisë në detyrë për të siguruar buxhetin e nevojshëm për Radiotelevizionin e Kosovës (RTK) në muajt e parë të vitit 2026.
Në një postim në Facebook, Zyra e BE-së në Kosovë shkruan se vendimi i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës ka zgjidhur çështjet e financimit të RTK-së për vitin 2025, duke garantuar gjithashtu funksionimin e pandërprerë të transmetuesit publik edhe në fillim të vitit 2026./Insajderi/
“Ky është një zhvillim shumë i mirëpritur që i mundëson RTK-së të vazhdojë t’i shërbejë interesit publik”, thuhet më tej në reagim.




