Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i uruar ngjarjet historike të nëntorit.
Në një storie të publikuar në Instagram, ai ka vendosur krah për krah figurën e Ismail Qemalit dhe atë të babait të tij, Hashim Thaçi.

Nën fotografitë e tyre, Endriti ka shkruar: “Ismail Qemali, ati themelues i shtetit shqiptar, Hashim Thaçi, ati themelues i shtetit të Kosovës”.




