Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e cila jeton dhe vepron në SHBA, ka ndarë sot me ndjekësit e saj disa pamje mbresëlënëse nga Staten Island, New York.
Teksa po bënte një xhiro me makinë, këngëtarja ka filmuar një rrugë të tërë të stolisur me një mori flamujsh kuq e zi me shqiponjën dykrenare, të cilët valviteshin krah flamujve amerikanë.
Këto pamje vijnë në prag të përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, që këtë vit feston 113 vjet, një kohë kur ndjenja e krenarisë dhe atdhedashurisë ndihet më fort se kurrë mes shqiptarëve kudo në botë.





