Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch tha se pajtohet me deklaratat e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili deklaroi se mbajtja e seancës më 28 nëntor ishte një surprizë e pakëndshme për të dhe për shqiptarët.
Përmes një reagimi në rrjetin social, Facebook, Bosch citoi Thaçin të ketë thënë se “si çdo popull tjetër, ne shqiptarët kemi historinë, traditat dhe vlerat tona kombëtare dhe shtetërore. Mendoj se mbajtja e kësaj seance më 28 nëntor duhej të ishte shmangu”, duke shkruar se është “dakord” me këtë.
“Si çdo popull tjetër, ne shqiptarët kemi historinë, traditat dhe vlerat tona kombëtare dhe shtetërore. Mendoj se mbajtja e kësaj seance më 28 nëntor duhej të ishte shmangur. Sot çdo shqiptar ka një festë kombëtare, shtetërore dhe familjare sepse është festa e dinjitetit dhe krenarisë sonë kombëtare”, argumentoi ai”, shkruhet tutje në reagimin e tij.




