Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se sot është bërë baba i një djali, të cilit ia ka lënë emrin Gegë.
Ai ka uruar Festën e 28 Nëntorit, duke theksuar se lindja e djalit të tij pikërisht në këtë ditë është një kujtim i bukur se jeta sjell gjithmonë shpresë dhe vazhdimësi.
“Mirë se erdhe, bir, në një ditë që u përket të gjithë shqiptarëve, e prej sot edhe ty.” – shkruan Krasniqi.




