Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka vendosur flamurin shqiptar në objektin e komunës për festën e 28 Nëntorit.
Në urimin e saj për Ditën e Pavarësisë, ajo tha se shqiptarët në Luginën e Preshevës rezistojnë përkundër mohimit të përdorimit zyrtar të flamurit nga Serbia për shqiptarët atje.
“Një flamur, një zemër! Për Preshevën, Luginën, për shqiptarinë, për Flamurin që na bashkon”, shtoi Sinani.




