Në Ditën e Flamurit në Shqipëri po feston Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha se flamuri i ngritur 113 vjet më parë në Vlorë, është historia e përbashkët e shqiptarëve dhe simboli i bashkimit në ditët më të vështira.
Ajo shkruan se sot kur e ngremë ërsëri këtë flamur kuqezi, nderojmë jo vetëm Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, por edhe sakrificën e gjithë kombit, nga Vlora në Prishtinë, nga Shkodra në Shkup, në Mitrovicë, Preshevë e Ulqin, në mërgatë e kudo që rreh zemra shqiptare.
Osmani shton se ky flamur është historia jonë e përbashkët, simboli që na bashkoi në ditët më të vështira dhe që na udhëheq sot drejt një të ardhmeje evropiane.




