⛹️Pas stërvitjeve për pesë ditë në Prizren, dhe seancën e parë stërvitore në Shkodër të shtunën mbrëma, Shtabi Teknik i Kosovës ka përzgjedhur 12shen që do të përballet me Shqipërinë.
📆Sfida shumë e rëndësishme do të zhvillohet të dielën në Shkodër nga ora 18:00. Përballja zhvillohet në kuadër të parakualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029.
🏀Kjo është ndeshja e parë zyrtare pasi më herët janë zhvilluar shumë ndeshje miqësore.
⛹️Përgatitjet e Dardanëve kanë shkuar shumë mirë dhe atmosfera është shumë e mirë.
💪Basketbollistët e Kosovës janë të motivuar për të dhënë maksimumin për fanellë dhe të nisin kampanjën me fitore.
12shja e Kosovës
💪Dardan Berisha
💪Drilon Hajrizi
💪Erjon Kastrati
💪Mikaile Tmusic
💪Malcolm Armstead
💪Lis Shoshi
💪Gëzim Morina
💪Valon Bunjaku
💪Musab Mala
💪Muhamedali Janjeva
💪Dardan Kapiti
💪Meriton Ismaili
Përzgjedhës: Bujar Loci, ndihmëstrajnerë: Petrit Zeqiri dhe Andin Rashica.





