Miku më i afërt i Hashim Thaçit, Hektor Beqiri ka publikuar një fotografi të Thaçit me bashkëluftëtarë ku shihet edhe Fatmir Limaj dhe Nait Hasani.
Fotografinë e ka shoqëruar me një tekst ku thuhet se Nëntori është muaji i lavdisë kombëtare që bashkon shqiptarët dhe le të shërbejë ky nëntor për t’u bërë bashkë dhe për t’i dhënë drejtimin e duhur Kosovës.
“Me PDK-në e bashkuar Kosova mundet më mirë” – përfundon Beqiri.




