Egzon Bejtullai dhe Blerton Sheji, dy shqiptarët nga Maqedonia e Veriut që janë pjesë e Dritës, ofruan një shfaqje madhështore ndaj Shkëndijës së Tetovës.
Egzon Bejtullai, qendërmbrojtësi i hekurt, ishte një mur i gjallë në qendër të mbrojtjes. Me ndërhyrje të sakta, duela të fituara dhe grintë të jashtëzakonshme, ai dominoi çdo situatë gjatë 90 minutave. 31-vjeçari e dëshmoi sërish se është lider i pakontestueshëm i vijës së pasme, duke u vlerësuar me një paraqitje për notën 10.
Në anën tjetër, Blerton Sheji shkëlqeu në krahun e majtë të mbrojtjes. 25-vjeçari nuk u ndal për asnjë sekondë, duke vrapuar pandërprerë dhe duke fituar çdo duele në krah. Sheji, dikur pjesë e të rinjve të Shkëndijës, e ka ngritur nivelin këtë edicion, duke u shndërruar në një ‘Joker’ të vërtetë për Zekirija Ramadanin. Ai luan kudo — dhe shkëlqen kudo.
Olle mëson se Sheji ka qenë lojtari me më së shumti kilometra të vrapuara — plot 12 km, duke luftuar në çdo cep të fushës, nga mbrojtja në sulm. Një paraqitje që flet vetë.




