Një 27 vjeçar në Doganaj të Kaçanikut është dorëzuar në polici, pasi dyshohet ta ketë vrarë me armë zjarri një qen.Sipas policisë, rasti ka ndodhur pasditen e sotme dhe është raportuar nga pronari i qenit.
“Patrulla policore dhe hetuesit e stacionit të Kaçanikut kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë konfiskuar tre (3) gëzhoja të pistoletës së përdorur në rast”.
I dyshuari R.S. ka dorëzuar në polici edhe armën e zjarrit (pistoletë) dhe nëntë fishekë.
Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj tij janë iniciuar tri vepra penale: Armëmbajtje pa leje, Përdorim i armës së zjarrit, dhe Keqtrajtim i kafshëve. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore.




