Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka lavdëruar kryetarin e PDK-së për vizitën në ShBA.
Ajo ka bërë me dije se po fillon koha e pro-amerikanizimit në Kosovë.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Hamza është pari lider që është pritur në Shtëpinë e Bardhë.
“Po nis koha pro-amerikane, Bedri Hamza i pari lider që u prit në Shtepinë e Bardhë përkunder asaj se pezullimi i dialogut strategjik po vazhdon me fajin e qeverise qe shkoi”, ka shkruar Tahiri.





