Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 13 vjetorin e shpalljes së pafajësisë së tij në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës ku tha se lufta për të vërtetën zgjati po aq sa lufta për liri dhe që po në të dyja betejat doli fitimtar.
Këtë fitore ai e konsideron jo vetëm të tijën por të të gjithë luftës çlirimtare, ku edhe publikoi një video nga momenti i shpalljes së vendimit.
Haradinaj thekson se në secilin hap, vendim e veprim është kujdesur që Kosovës t’i sjell vetëm fitore dhe nder ndërsa falënderon të gjithë ata që nuk humbën besimin në të dhe në pafajësinë e tij dhe i’u gjenden pranë në të gjitha mënyrat!




