Ylli televiziv, Kim Kardashian, ka pranuar se shpesh ka qenë pranë “shpërthimit” për shkak të sjelljes së paparashikueshme të ish-bashkëshortit të saj, reperit Kanye West.
45-vjeçarja e ka diskutuar këtë në episodin e fundit të reality showt “The Kardashians”, gjatë një bisede me Scott Disick, partneri i mëparshëm i motrës së saj, Kourtney Kardashian, teksa po kryente një skanim të trurit pas një frike për aneurizëm, ka raportuar FemaleFirst.
Ajo ka thënë se shpesh duhet “ta kafshojë gjuhën” për të mos reaguar ndaj sjelljes së Westit.
Pa e përmendur me emër Westin, Disick i tha se i vjen keq për periudhën që po kalon.
Në një rrëfim personal, Kim ka shtuar se West është “shumë i zëshëm tani” dhe se ajo ka vendosur të mos përfshihet.
Kim, e cila ka katër fëmijë me reperin, North 12 vjeçe, Saint 9 vjeç, Chicago 7 vjeçe dhe Psalm 6 vjeç, ka mohuar pretendimin e Westit se e kishte telefonuar në program.
Në episodet e fundit, Kim ka shpjeguar se po përpiqet t’i mbrojë fëmijët nga sjelljet e Westit.
Kim ka kundërshtuar edhe pretendimet e Westit se ajo ka “privilegjin të largohet dhe të mos merret më me të”.
Ndërkohë, Kim ka treguar se takimet romantike pas divorcit i duken gjithnjë e më pak tërheqëse, raporton Sinjali.




