Profesori dhe analisti Milazim Krasniqi ka komentuar situatën institucionale dhe ekonomike në vend, duke e cilësuar periudhën e fundit si një nga më të dëmshmet për Kosovën që nga paslufta pa çka në një intervistë për Ekonomia Online tha se mungesa e institucioneve ka shkaktuar pasoja të thella.
E si shkak i kësaj situata, ai tha paralajmëron se vendi është bërë i pasigurt për investitorë të huaj. Po ashtu ai përmend frikën se pasoja tjetër do të jetë edhe largimi i të rinjve nga Kosova.
Sa i përket idesë së miratimit të buxhetit nga Kuvendi, pa u zgjedhur Qeveria, Krasniqi e cilëson veprim joligjor, por edhe mbi të gjitha e sheh si një propagandë politike.
Krasniqi ka thënë se zgjidhja për të dalë nga ngërçi ka ekzistuar por jo edhe vullneti politik.




