Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka folur rreth zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe vizitës së kryetarit të PDK-së, Bedri Hamzës, dje në ShBA.
Ai thotë se Hamza atje u takua me figura të rëndësishme nga rrethi i brendshëm i Presidentit amerikan Donald Trump, një zhvillim që e rrit peshën e tij në garën e 28 dhjetorit.
Kryeziu tutje thotë se zgjedhjet do të jenë interesante sepse paraqesin një përballje dinjitoze mes Albin Kurtit dhe Bedri Hamzës dhe se vota nuk duhet çuar dëm në opsione të tjera që sipas tij, nuk mund të ndryshojnë rezultatin.




