Anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj një videoje të Albulena Haxhiut, Donika Gërvallës dhe Xhelal Sveçlës, të cilët dje nga Vlora i kanë bërë thirrje mërgatës që të votojnë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ajo ka shkruar se VV-në i ka kapur paniku dhe se të njëjtit nuk respektojnë festat kombëtare.
Musliu më tej thotë se ata shkuan për të festuar festën kombëtare dhe përfundojnë duke i’u përgjëruar mërgatës për shpëtim.





