Kombëtarja e Kosovës në basketboll nesër do të zhvillojë ndeshjen parakualifikuese për FIBA EuroBasket 2029, ndaj Shqipërisë në Shkodër nga ora 18:00.
Nën udhëheqjen e Bujar Locit, stërvitja ka qenë shumë e mirë, derisa Dardanët janë të motivuar maksimalisht për sfidën ndaj kuqezinjve.
Kosova është në grup me Shqipërinë dhe Sllovakinë në këto parakualifikime dhe vendi i parë dhe i dytë më i mirë nga tri grupet do të kualifikohet për në fazën e ardhshme.




