Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shkruar në 13 vjetorin e pafajësisë së Ramush Haradinajt.
Ata thonë se në Hagë u vulos e vërteta që ne e kemi ditur gjthmonë, lufta jonë ka qenë e drejtë, çlirimtare dhe e pastër.
OVL e UÇK-së thotë se vendimi i pafajësisë për Ramush Haradinajn nuk ishte vetëm një drejtësi për një komandant, por një drejtësi për gjithë luftën e UÇK-së, një dëshmi se edhe kur përballemi me gjykime politike, e vërteta e luftës sonë del fituese.
Në fund ata shtojnë se sikur atëherë edhe tash, qëndrojnë me të njëjtin besim të palëkundur, derisa drejtësia të konfirmojë pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, Salih Mustafës, Pjetër Shalës, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Bashkim Smakajt.





