Presidenti amerikan, Donald Trump, është përplasur ashpër me një gazetare gjatë konferencës për shtyp për Ditën e Falënderimeve, kur u pyet rreth personit që gjuajti në anëtarët e Gardës Kombëtare.
Gazetarja e CBS News, Nancy Cordes, e pyeti Trumpin pse e fajësonte administratën Biden për sulmin, duke pasur parasysh që shtetasi i dyshuar afgan kishte kaluar kontrollet e sigurisë.
Trump u përgjigj ashpër me “Sepse e lanë të hynte, a je budalla? A je njeri budalla?” dhe më pas shtoi “Sepse ata erdhën në një aeroplan me mijëra njerëz të tjerë që nuk duhet të ishin këtu, dhe ti po bën pyetje sepse je njeri budalla.”




