Njëri nga tre të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plava, nuk ka shfaqur në natën kritike asnjë element psikiatrik që mund të kishte ndikuar në aftësinë e tij për të kuptuar dhe kontrolluar veprimet e tij.Pra, ai është i përgjegjshëm për veprën.
Kështu thuhet në dokumentin e ekspertizës psikiatrike të Granit Plavës, të siguruar nga Klan Kosova.
Në të njëjtin dokument, në dëshminë e Granit Plavës tregohet si Naim Murseli ia kishte siguruar armën me fishekë për ta vrarë Liridona Ademajn (ish-bashkëshorten e tij).
Ndër të tjera, Plava në dëshminë e tij ka treguar se në natën kritike ishte Naimi ai që e hapi pak xhamin e veturës, ndërsa ky i fundit shtiu me armë.
Po ashtu, Granit Plava në deklaratën e dhënë në Polici më 1 dhjetor 2023, ka deklaruar se një ditë para ditës kritike u takua me bashkëfshatarin e tij, Naim Murseli, ku ky i fundi i ka thënë se ka një rast nga i cili të dy mund të fitojnë para.
Puna e tij, i ka thënë se do ishte ta vriste një biznesmene serbe dhe se pas vrasjes do t’ia jepte 30 mijë euro. Tha se kishte pranuar ta kryente vrasjen.




