Një aksident trafiku ndërmjet një veture të KFOR-it dhe një veture civile ka bërë që zyrtari policor në Pejë të mbes me pasoja të përhershme.
Goditja ishte aq e rëndë sa mjekët u detyruan t’ia amputojnë edhe këmbën.
Për këtë rast, tash zyrtarët që shkaktuan aksidentit do të trajtohen nga shteti italian.
“Një aksident trafiku që ndodhi para disa ditësh në qytetin e Pejës që ishte përfshirë një automjet i KFOR-it, për fat të keq ka humbur këmbën një zyrtar policor i cili ende po trajtohet në QKUK për shkak lëndimeve të renda, për këtë çështje janë ndërmarr të gjitha veprimet ligjore ndërkaq për shkak të imunitetit që kanë pjesëtarët e KFOR-it në Kosovë kjo cështje penale do të bartet në kompetencë tek shteti i tyre”, ka deklaruar Shkodran Nikqi – zëdhënës, Prokuroria Themelore, Pejë.
E derisa rreziku në vend të punës për policët rritet çdo ditë, shteti ende nuk ua garanton një të drejtë themelore.
Sikur ky polic, ashtu edhe gjithë zyrtarët tjerë të institucionit të Policisë së Kosovës pavarësisht çka u ndodhë, nuk kanë qasje akoma në sigurimin shëndetësor për më shumë se 25 vite.




