Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, pritet që të jetë në garë për deputet nga lista e zgjedhore e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Kështu ka mësuar Telegrafi nga burime brenda këtij subjekti, derisa emri i Çekut figuron në draft-listën e prezantuar brenda strukturave të AAK-së, ndërsa vendimi pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
AAK pritet që shumë shpejt të publikojë listën përfundimtare me emrat e personave që do të hyjnë garës për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.




