Agjencia e Statistikave të Kosovës ka përgatitur publikimin “Repertori Statistikor mbi ndërmarrjet në Kosovë – Tetor 2025”, i cili përmban të dhëna statistikore për bizneset e regjistruara në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës.
Sipas këtyre të dhënave të publikuara, në muajin tetor 2025 ka një rritje prej 6.7% të ndërmarrjeve të regjistruara në krahasim me muajin e kaluar dhe 0.2% rritje në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
Aktiviteti ekonomik më i preferuar gjatë këtij mujori ishte: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 286 ndërmarrje apo 25.4%.
Rritjet më të mëdha ishin në kategorinë e mikro-ndërmarrjeve me gjithsej 1,116 ndërmarrje të regjistruara dhe 9 ndërmarrje të kategorisë Ndërmarrje të vogla.





