Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për votimin jashtë Kosovës jashtë ambasadave dhe konsullatave.
Sipas tij, ky vendim i PZAP-së nuk përbën vetëm një korrigjim teknik të vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por shënon një pikë kthese për integritetin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Cakolli thekson se ironia më e madhe është tek ata që e vendosën datën e zgjedhjeve më 28 dhjetor, me arsyetimin se “diaspora do të jetë këtu” e tani po thonë se as përfaqësitë diplomatike nuk mjaftojnë dhe kërkojnë qendra shtesë, kryesisht në hapësira private, në restorante apo ambiente fetare, jo për arsye nevoje reale, por për të forcuar narrativin politik.
Ai shton se përvojat nga zgjedhjet e 9 shkurtit tregojnë se qendrat jashtë vendit pothuajse nuk kanë arritur të plotësojnë kapacitetin maksimal, duke dëshmuar se infrastruktura ekzistuese është e mjaftueshme.





