Dy persona janë ndaluar në fshatin Novosellë të Kamenicës meqenëse dyshohet që ilegalisht nga Serbia kanë hyrë në territorin e Kosovës.
Ata raportohen se kanë përdorur rrugën ilegale jashtë vendkalimi kufitar, ndërsa policia në konsultim me prokurorin kanë inicuar lëndën e rastit dhe dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.




