Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e njëherësh edhe përfaqësuesja e Listës Guxo, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar pas vendimit të PZAP-it për të ndaluar votimin jashtë zyrave diplomatike për diasporën.
Në një deklaratë të shkurtër, ajo ka akuzuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, pasi partia e tij ka deponuar në PZAP ankesë kundër votimit të mërgatës në qendra alternative të votimit.
“Lumirit mos ia shih fjalët, por veprat,” u shpreh Gërvalla.
Edhe ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili miratoi ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për ndalimin e hapjes së hapësirave shtesë për votimin e diasporës jashtë lokacioneve zyrtare diplomatike.




