Ish-gjenerali i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gëzim Hazrolli i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku, i cili tha se Hazrolli i bashkohet LDK-së jo vetëm si profesionist i rrallë, por si simbol i disiplinës, integritetit dhe karakterit që vendi sot ka nevojë t’i rikthejë në qendër të jetës publike.
Me mbi tre dekada karrierë ushtarake, Hazrolli ka shërbyer si Komandant i Brigadës 123 të UÇK-së gjatë luftës, duke udhëhequr me përgjegjësi dhe sakrificë, kurse pas përfundimit të konfliktit, ai ka luajtur rol kyç në ngritjen e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës dhe më pas të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke kontribuar në modernizimin dhe profesionalizimin e ushtrisë së vendit.




