Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgjatë dy ditëve kishte agjendë intensive të takimeve atje.
Ai thotë të jetë kthyer pozitiv për mundësitë e pashtershme të bashkëpunimit mes Kosovës dhe SHBA-së, pas një periudhe të vështirë, sic thotë Hamza të mungesës së komunikimit dhe pezullimit të dialogut strategjik.
Hamza thotë se Kosova do të kthehet në Washington më e fortë se kurrë. “Me projekte konkrete, me investime të prekshme dhe me përfshirjen e SHBA-së në zhvillimin e hovshëm të Kosovës në diplomaci, ekonomi, sektorin e energjisë, ushtri dhe inteligjencë”, ka shkruar Hamza.





