Matjaz Kek nuk do të jetë më përzgjedhës i Sllovenisë në futboll dhe kjo u bë e ditur nga vet Federata e Futbollit e Sllovenisë.
Kontrata e tij me sllovenët ishte deri më 30 nëntor ndërsa me mbarimin e saj ka mbaruar edhe bashkëpunimi me kombëtaren sllovene.
Humbja nga Kosova ishte fatale për Kek pasi që me këtë humbje, Sllovenia përfundoi e treta në grup duke humbur mundësinë për të shkuar në “play-off”-et e Botërorit 2026.
Kosova mëherët ishte shkaktare edhe e largimit të Tomasson nga pozita e trajnerit të Suedisë pas dy humbjeve të shkaktuara nga Dardanët.




