Sot, banorët e Malishevës protestuan para ndërtesës së KESCO-s për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike. Në të njëjtën ditë, KEDS ka njoftuar se në Malishevë ka filluar një prej fazave më të rëndësishme të modernizimit të rrjetit elektrik: konvertimin e linjave të tensionit të mesëm nga 10 kV në 20 kV. Ky proces dyfishon kapacitetet bartëse të rrjetit dhe përbën avancim të madh teknik që pritet të rrisë ndjeshëm cilësinë dhe stabilitetin e furnizimit me energji elektrike për të gjithë komunën. Ky investim është pjesë e planit afatgjatë të kompanisë për modernizimin e rrjetit elektrik në mbarë vendin.




