Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, për RTKLive ka thënë se deri më tani ka pasur mbi 24,000 aplikime për votim jashtë Kosovës që prej tyre janë aprovuar 14,600, janë refuzuar 3,500 ndërsa rreth 6,400 janë në vlerësim e sipër.
Ai ka sqaruar se shumica e atyre që janë aprovuar, janë regjistruar për votim nëpërmjet postës.
Elezi tha se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, nuk është përjashtues pasi që, sipas tij, KQZ i informon rregullisht dhe personalisht aplikuesit e refuzuar për arsyet e refuzimit të kërkesës së tyre dhe se do të mund të ri-aplikojnë përmes platformës për regjistrim duke bashkëngjitur dokumentet e nevojshme për të përmbushur kërkesën e tyre në përputhje me udhëzimet e KQZ-së.




