Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë thirrje për bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.
Ai shkroi se roli i diasporës ka qenë gjithmonë i pazëvendësueshëm dhe mbetet i tillë edhe sot dhe i fton ata që të regjistrohen deri më 6 dhjetor në faqen zyrtare të KQZ-së.
Krasniqi shkruan se ata që do të jenë fizikisht këtu, i mirëpresin krahëhapur dhe me zemrat plot që ta bëjnë 28 dhjetorin ditë të bashkimit dhe fitores.





