Dardan Krasniqi, analisti politik i njohur për qëndrimet e tij ndaj zhvillimeve politike në vend, pritet të jetë në listën e kandidatëve për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, raporton IndeksOnline.
Ai është edhe kunati i anëtares së Lëvzjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe poashtu ka qenë edhe pjesë e luftës së UÇK-së si një nga ushtarët më të rinj.
AAK i ka intensifikuar veprimet për gjetjen e figurave të reja për zgjedhjet e 28 dhjetorit teksa më herët u raportua se edhe ish-kryeministri Agim Çeku pritet të jetë në listën e tyre për deputet.




