Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar një reagim të ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar atë për mungesë koordinimi politik dhe për vendime që, sipas saj, i kanë sjellë dëm Kosovës.
Duke hedhur pikëpyetje lidhur me lirimin e tij dhe deklaratat për mediet serbe, Musliu tha se vetëm katër vjet pas çlirimit te Kosovës, Albini zgjodhi të bashkëpunonte me Nenad Rikalon, sipas saj, për te ringjallur KAN-in, nje levizje shqiptaro-serbe-ndërkombëtare, që siç thotë ajo në vitin 2005 e shndërroi në Lëvizjen Vetëvendosje.
Musliu në postimin e saj të gjatë ka sjellë fjalimin e Kurtit, sipas saj lavdërues, për Oliver Ivanoviçin.
Musliu e akuzon Kurtin për hipokrizi e standarde të dyfishta por thotë se përgjigjja e qytetarëve do të jepet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ajo ndër tjerash theksoi se vendi po përballet me izolim ndërkombëtar, krizë ekonomike dhe eksod masiv të qytetarëve.




