Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ka thënë të hënën se do të përqendrohet vetëm tek “interesat më të mira të Izraelit” kur ta shqyrtojë kërkesën e kryeministrit Benjamin Netanyahu për ta falur për akuzat për korrupsion.
Netanyahu njoftoi të dielën se kishte paraqitur kërkesën për falje, duke thënë se çështjet e gjata gjyqësore po e copëtonin Izraelin.
Ai dhe bashkëshortja e tij Sara akuzohen në një rast se kanë pranuar më shumë se 260.000 dollarë në formë dhuratash luksoze si puro, bizhuteri dhe shampanjë nga miliarderë në këmbim të favoreve politike ndërkaq ai vetë vazhdimisht ka mohuar këto akuza.




