Ka nisur nga sot shpërndarja e bonusit të fundvitit për 756 mijë pensionistë të Shqipërisë.
Pagesa merret sipas datës për secilin pensionist, ndërsa shuma varion nga 10 mijë deri në 15 mijë lekë të reja.
Në një postim në rrjetet sociale, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se ka nisur sot shpërndarja e bonusit të pensionistëve në të gjithë vendin.
Shpërblimi do të paguhet gjatë gjithë muajit dhjetor 2025 dhe kur nuk tërhiqet brenda këtij muaji mund të tërhiqet deri në 30 Qershor të vitit 2026.




