Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës, të hënën, anëtari Visar Krasniqi propozoi të shkarkohet nga pozita kryesuesi Ardian Hajdaraj.
Ai kërkoi nga Agron Qalaj që ta lirojë takimin e Këshillit, me arsyetimin se është person i paautorizuar të qëndrojë në këtë takim dhe tha se qëndrimi i tij në këtë sallë, iu pamundëson anëtarëve tjerë të vazhdojnë tutje.
Edhe anëtari Veton Shabani, insistoi se para se të shkohet me rend të ditës, Agron Qalaj ta lirojë sallën.
Sipas tij, tashmë Besim Kelmendi ka ushtruar ankesë në Gjykatën Supreme, e cila ankesë ka efekt suspendim të çdo vendimi.
Ndërkaq, Dardan Vuniqi tha se e konsideron të nevojshme tërheqjen nga kjo mbledhje.
Ai kërkoi pauzë 15 minuta, që të reflektojë edhe Qalaj, që mos të qëndrojë në këtë mbledhje.
Në anën tjetër, edhe anëtari Arian Gashi tha se nuk mund të qëndrojë në mbledhje ku është i pranishëm edhe Qalaj.




