Ushtruesi i Detyrës i ministrit në detyrë të Drejtësisë, Blerim Sallahu, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, sot ka vizituar Qendrën për Punë Sociale në Mitrovicën e Veriut, në kuadër të fushatës globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”.
Bëhet e ditur se ai në këtë takim ka folur për angazhimin e ministrisë që gratë të kenë rol vendimmarrës në shoqëri.
Sallahu ka thënë se mbështetja për shërbimet sociale dhe strehimoret është rritur nga 400 mijë euro në mbi 5 milionë.




