Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së anëtarit të Vetëvendosjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, i cili sipas AGK-së ka cenuar fizikisht gazetarët gjatë raportimit.Në njoftimin e saj, AGK thotë se është e tronditur nga ky incident.
“AGK-ja është e shokuar me sjelljen agresive dhe dënon ashpër cenimin fizik të gazetarëve nga ana e anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi”, thuhet në reagim.
Organizata e gazetarëve e cilëson këtë sjellje të papranueshme dhe kërkon nga institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë.




